Ku dorëzojmë
Dorëzojmë në zonat e listuara te faqja Zonat e dorëzimit. Zonën e zgjidhni në arkë dhe kostoja e dorëzimit shfaqet menjëherë. Mbi pragun e porosisë për zonën tuaj, dorëzimi është falas.
Kur dorëzojmë
Gjatë porositjes mund të zgjidhni datën dhe orën e preferuar. E planifikojmë dorëzimin sipas tyre dhe ju kontaktojmë nëse duhet ndonjë ndryshim. Statusin e porosisë e shihni te Profili im → Porositë.
Pranimi i porosisë
Ju lutemi kontrolloni produktet në momentin e dorëzimit, para pagesës. Nëse diçka mungon, është e dëmtuar ose nuk është e freskët, tregojani menjëherë korrierit.
Ankesat pas dorëzimit
Nëse problemin e vini re pas dorëzimit, na kontaktoni sa më shpejt, në të njëjtën ditë, në ose , mundësisht me një foto. Pas verifikimit, produktin e zëvendësojmë në dorëzimin e ardhshëm ose ua kthejmë vlerën e tij.
Kthimi i produkteve
Frutat, perimet dhe produktet e tjera të freskëta prishen shpejt, prandaj pasi porosia të jetë pranuar nuk pranojmë kthimin e tyre për arsye që nuk lidhen me cilësinë.
Anulimi i porosisë
Porosinë mund ta anuloni pa kosto duke na telefonuar para se të niset për dorëzim. Nëse nuk mund ta dorëzojmë porosinë (p.sh. nuk ka njeri në adresë ose numri është i gabuar), ju kontaktojmë për një orar të ri.
Rimbursimi
Meqë pagesa bëhet me para në dorë, rimbursimi bëhet me para në dorë në dorëzimin e ardhshëm ose me marrëveshje me ju.
